Ftesë për pjesëmarrje në seminarin “Liria akademike dhe parimet etike”

Shtator 26, 2018

Të nderuar,

Jeni të ftuar që të merni pjesë dhe për të kontribuar në seminarin një ditorë: “Liria akademike dhe parimet etike”, (“Academic freedom and ethics principles”), i cili do të mbahet më 12 tetor 2018, duke filluar nga ora 10:00, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, salla e takimeve, kati IV.

Ky seminar do të përqëndrohet në të drejtën e zbatimit të lirisë akademike si dhe sfidat në implementimin e saj në një perspektivë rajonale dhe globale, si dhe do të diskutohen parimet e etikës në arsimin e lartë dhe sfidat që ndërlidhen me të.

Për më shumë informata, bashkëlidhur gjeni draft agjendën e këtij seminari.

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj tek Blerina Zjaça blerina.zjaqa@gmail.com deri më datën 8 Tetor.

Ju mirëpresim të shkëmbeni idetë tuaja në këtë seminar!

Agjenda_seminar_TAM_12 Tetor 2018_AL