Ftesë për pjesëmarrje në sesion informues – Konkursi për ndarjen e granteve “Mësimdhënia e bazuar në punë hulumtuese”

7 Prill, 2022

Të nderuar,

MASHTI ka publikuar thirrjen për aplikim për grantë te Programit ”Mësimdhënia e bazuar në punë hulumtuese”. Përmes kësaj thirrje, parashihen të ndahen dy lloje të granteve për stafin akademik të universiteteve:

  1. Shpërblime për mësimdhënie të bazuar në punë hulumtuese (njohje ex-post);
  2. Grantet për zbatimin e projekteve mësimore të bazuara në punë hulumtuese (konkursi ex-ante).

Hartimi i këtij konkursi është mbështetur nga projekti Cilësi, LLogaridhënie, Integritet dhe Transparencë në Arsimin e Lartë – QAINT, të zbatuar nga KEC, ORCA dhe ZSI.

MAShTI, në bashkëpunim me projektin QAINT do të mbajë sesion informues rreth konkursit. Sesioni do të mbahet në Prishtinë me datë 13 prill, ku janë të ftuar Universiteti Publik “Kadri Zeka” ne Gjilan, Universiteti i Prishtinës, Mitrovicës dhe i Ferizajit, me datë 14 prill,  janë të ftuar Universiteti i Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit. Qasja online është e mundur.

Për më shumë informata, ju lutem gjeni të bashkëlidhur ftesën dhe agjendën:Agjenda e sesioneve informuese per grante_prill 2022 (2)-1 (1)