Ftesë për pjesëmarrje në tryezën e rrumbullakët / Java e të Drejtave të Njeriut

6 Dhjetor, 2019

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, nëpërmjet Fakultetit Juridik ⚖, aktiviteti i USAID-it Drejtësia Vlen në bashkëpunim me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas do të organizojë një Tryezë të Rrumbullakët për publikimin e raportit: Hartëzimi i Nevojave të Komunitetit për Drejtësi 2019, për të shënuar Javën e të Drejtave të Njeriut

Ky organizim do të mbahet të martën, më 10 dhjetor 2019 nga ora 10:00-12:00 në Universitetin ”Kadri Zeka” në Gjilan (Salla A34).

Aktiviteti do të mbledhë përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të USAID-it, Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe Universitetit.

Ftoheni të merrni pjesë në këtë takim!