Ftesë për pjesmarrje në ditën informuese për asociacionin COST-rrjetëzimi i hulumtuesve!

18 Nëntor, 2019

Të nderuar,

Kemi kënaqësinë t’ ju ftojmë në ditën informuese “COST awareness DAY” për Programin e Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji, që do të mbahet me datën  19 nëntor 2019, në Biblotekën Kombëtare në Prishtinë.

Aktiviteti është duke u organizuar  nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, në bashkëpunim me Associacionin COST dhe  ka për qëllim ofrimin e informatave rreth mundësive të përfitimit që kanë hulumtuesit nga Kosova në kuadër të asociacionit COST, përfshirë ndarjen e praktikave të mira dhe aspektin praktik se si mund t’ju bashkangjiteni aksioneve ekzistuese.

Të interesuarit luten ta konfirmojnë pjesëmarrjen deri me datë 15 nëntor, në email adresën: [email protected]  ose përmes telefonit: +383 38 211 924.

Informatë rreth Associacioni COST

COST është organizatë evropiane që mundëson rrjetëzimin e hulumtuesve përmes krijimit të rrjeteve kërkimore të quajtura COST Actions. Këto rrjete ofrojnë një hapësirë të hapur për bashkëpunim midis shkencëtarëve në të gjithë Evropën (dhe më gjerë). Asoociacioni COST, ndër të tjera promovon zhvillimin në karrierë të hulumtuesve të rinj, andaj rekomandoheni që në këtë sesion t’i ftoni edhe studentët tuaj të doktoratës. Kosova ka avancuar statusin e saj në programin COST që mundëson  mbulimin e shpenzimeve të pjesëmarrësve nga Kosova në aksionet e COST nga vet asociacioni COST përmes rimbursimit. Për më tepër jeni të mirëpritur në ditën informuese.

Bashkëngjitur gjeni agjendën.

Për vëmendje: Organizimi i ditës informuese do të realiozhet në gjuhën angleze.

COST Awareness Day_Kosovo 19 11 2019 (1)