Ftesë për pjesmarrje në ditën informuese për asociacionin COST-rrjetëzimi i hulumtuesve!

7 Nëntor, 2019

Të nderuar,

Ju ftojmë në ditën informuese “COST awareness DAY” për Programin e Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji, që do të mbahet me datën  19 nëntor 2019, në Biblotekën Kombëtare në Prishtinë.

Aktiviteti është duke u organizuar  nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, në bashkëpunim me Associacionin COST dhe  ka për qëllim ofrimin e informatave rreth mundësive të përfitimit që kanë hulumtuesit nga Kosova në kuadër të asociacionit COST, përfshirë ndarjen e praktikave të mira dhe aspektin praktik se si mund t’ju bashkangjiteni aksioneve ekzistuese.

Të interesuarit luten ta konfirmojnë pjesëmarrjen deri me datë 15 nëntor, në email adresën: [email protected]  ose përmes telefonit: +383 38 211 924.

COST Awareness Day_Kosovo 19 11 2019