Ftesë për Sesion Informativ – Programi i Granteve për Mbështetjen e Universitetit 2022/23

14 Shtator, 2022

“The University Support Grants Program” është një program vjetor i granteve që shpërndahen nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. Qëllimi i këtyre granteve është mbështetja e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë për zhvillimin e mëtutjeshëm të edukimit.

Granti është i hapur deri me 30 shtator 2022 dhe është i hapur për të gjitha institucionet dhe punonjësit e arsimit të lartë.

Për më shumë detaje vizitoni: http://kusalumni.org/grant-opportunities/university-support-grants-program/

Njëkohësisht shfrytëzojmë rastin t’ju ftojmë në sesionin informues me 13 shtator prej orës 12:00, i cili do të mbahet fizikisht në zyret e KUSA-s (vendndodhja e zyreve tona gjendet në këtë vegëzë) dhe virtuaisht përmes Zoom.

Vegëza e takimit është: https://us06web.zoom.us/j/83679434334?pwd=azlhZUZRbFVCOXdBT0F6enphcWhxQT09

Ju inkurajojmë të kontaktoni te [email protected] si dhe të shfrytëzoni sesionin informues për çdo pyetje ose paqartësi në lidhje me procesin e aplikimit.”