Ftesë për studentë – Ligjërata me Universitetin e ZUG

17 Dhjetor, 2020

Përshëndetje të nderuar studentë,

Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar ju fton të merrni pjesë në një Ligjëratë Online me Studentët nga Zvicrra, e mundësuar nga Universiteti “Kadri Zeka”.

Ligjërata do të mbahet nga Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka me datën 16.12.2020 nga ora 14:00-15:30 dhe ka për temë Migrimin.

Ligjërata është pjesë e programit të shkëmbimit që UKZ ka krijuar me Universitetin e ZUG.

Ligjërata do të mbahet në platformën Zoom dhe do të shpërndahet me kohë tek të gjithë studentët që do të paraqesin interesim për tu kyçur.

Suksese te gjitheve.

ZMJ