Ftesë për të marrë pjesë në edicionin e dytë të Konferencës Ndërkombëtare “DigitalKS – Inovacioni i Ekonomisë së Sot dhe Nesër”

27 Mars, 2019
Te nderuar,

Ministri i Inovacionit dhe Sipërmarrjes së Republikës së Kosovës, Besim Beqaj, ka nderin t’ju ftojë në Konferencën e Dytë Vjetore Ndërkombëtare “DIGITALKS”, e cila do të mbahet më 21-22 maj 2019 në Hotel Emerald – pristina.

“DigitalKS” tani është një konferencë vjetore e nivelit të lartë që mbledh më shumë se 1,000 palë të interesuara të cilat ndajnë dhe shkëmbejnë përvojat më të mira në lidhje me politikat, masat dhe mekanizmat për nxitjen e inovacionit dhe sipërmarrjes, të fokusuara në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Prandaj, ju ftojmë të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj.