Ftesë për trajnimin “Raportimi i parregullsive përmes sinjalizimit” nga AGK

17 Maj, 2021

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK fton studentet e gazetarisë dhe të drejtësisë, që të marrin pjesë në trajnimin “Raportimi i parregullsive përmes sinjalizimit.

Takimi mbahet me datë 20 maj 2021 (e enjte), duke filluar nga data 10:00.

Trajnimi organizohet në kuadër të projektit JUFREX2 (Liria e shprehjes dhe e medias), i cili financohet nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian, si dhe zbatohet nga AGK-ja. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin njohuri të rëndësishme për lirinë e shprehjes dhe medias dhe për rolin e sinjalizimit në zhvillimin e gazetarisë të shoqëruar me shembuj nga praktikat vendore dhe ndërkombëtare.  Zhvillimi i tij do të bëhet nga ekspertë të Këshillit të Evropës.

Për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend, për të respektuar masat mbrojtëse ndaj pandemisë Covid-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, takimi do të zhvillohet online përmes platformës zoom.

Studentet e interesuar nga universiteti juaj mund të regjistrohen për të marr pjesë duke bërë kërkesë në këtë e-mail: [email protected]  Linkun dhe agjendën e takimit, do ua dërgojmë secilit pjesëmarrës pasi të bëhet kërkesa.

Nëse keni nevojë për ndonjë sqarim shtesë, ju lutem të mos hezitoni të  shkruani ne Email: [email protected]