FTESË – Thirrja e Dytë për Abstrakte 2021 / Konferenca Ndërkombëtare e Kosovës për Kërkime Arsimore – KICER 2021

12 Mars, 2021

Të nderuar studiues të arsimit, politikë bërës dhe praktikues,

Komitetet Shkencore dhe Organizuese në Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Prishtinës, në bashkëpunim me Institutin për Kërkim dhe Zhvillim në Arsim-IRDE, ftojnë studiuesit arsimorë, politikë bërësit dhe praktikuesit të paraqesin abstrakte për “Konferencën Ndërkombëtare të Kosovës për Kërkimin Arsimor -KICER ”, e cila do të zhvillohet nga 10-11 qershor 2021.

Komiteti organizues po rivlerëson mënyrën e mbajtjes së konferencës dhe, duke pasur parasysh situatën e paparashikueshme në muajt e ardhshëm (masa anti-covid, regjime kufitare, kufizime udhëtimi, etj.), Konferenca mund të zhvillohet në platformat Online. Komiteti organizues po përgatitet për të dy skenarët.

Data te rëndësishme:

Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve: 30 Mars 2021

Njoftimi i Pranimit të Abstraktit: 23-26 Prill 2021

Punim i plotë dhe dorëzimi i PPT: 22 maj 2021

Datat e konferencës: 10 dhe 11 qershor 2021

Për më shumë informacion mbi konferencën, ju lutemi gjeni bashkangjitur thirrjen e zgjeruar për abstrakte. KICER 2021 – Call for abstracts (1)

Nëse keni pyetje, mos hezitoni të kontaktoni në: [email protected].