Ftesë/Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, mban ligjeratë online për studentë të IAL në Kosovë

10 Qershor, 2020

Të dashur student,

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani do të mbajë ligjeratë për studentë të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë. 

Tema: “Auditimi i jashtëm në Kosovë, të arriturat, sfidat dhe ndikimi i auditimit për menaxhim më të mirë të financave publike”

Zyra Kombëtare e Auditimit, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit me institucionet akademike në Kosovë, organizon mbajtjen e kësaj ligjërate përmes platformës online “Zoom” me studentë të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë (publike dhe private).

Ligjëratën do ta mbajë Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, rreth çështjeve të auditimit në kontekst gjithëpërfshirës, me temën: “Auditimi i jashtëm në Kosovë, të arriturat, sfidat dhe ndikimi i auditimit për menaxhim më të mirë të financave publike”.

Ftohen të gjithë studentët, si dhe të interesuarit e tjerë që t`i bashkëngjiten kësaj ligjërate, e cila do të jetë e zhanrit interaktiv.

Dita e planifikuar për zhvillimin e ligjëratës është E premte 12.06.2020, duke filluar nga ora 09:00-10:00.

Të interesuarit duhet të regjistrohen paraprakisht në linkun vijues: https://forms.gle/SH8QKn8Jysb1QLEG7

Ndërkaq, linku në të cilin do të kenë qasje për të ndjekur ligjëratën do të ju dërgohet me email.

Zyra Kombëtare e Auditimit në vazhdimësi ka bashkëpunim të mirëfilltë me institucionet akademike në Kosovë. Njëra ndër format e bashkëpunimit është edhe puna me studentë përmes ofrimit të praktikës profesionale në ZKA, si dhe takimeve dhe ligjëratave me studentë.

Njoftimi