Ftesë/Infoshare-event prezanton platformën EduMEET – 10 shkurt, nga ora 14:00 deri 15:30

9 Shkurt, 2021

Të nderuar,

Ju ftojmë të jeni pjesë e Infoshare-event lidhur me prezantimin e platformës EduMEET, që do të organizohet ditën e mërkurën më 10 shkurt, nga ora 14:00 deri 15:30. Përmes kësaj ngjarje do të keni mundësi të përcjellni prezantimet e ekspertëve për përparësitë, funksionet dhe detajet tjera teknike lidhur me këtë platformë.

EduMEET është open source and free video-conferencing platform,  e dizajnuar dhe zhvilluar nga anëtarët e rrjetit GEANT. Platforma është zhvilluar me qëllim që çdo NREN anëtar të ketë në dispozicion një video-conferencing platformë të lirë dhe të hapur për adoptim për nevojat lokale/interne. KREN Data Center dhe zhvilluesit e secilit institucion do të kenë mundësi (nëse është e nevojshme) të zhvillojnë funksione tjera dhe ta integrojnë këtë platformë me aplikacione ekzistuese siç janë e-learning dhe LMS (learning management systems).

Ju rekomandojmë përcjelljen e kësaj ngjarje pasi që eduMEET do të jetë një nga shërbimet e para që do të instalohet/aktivizohet në KREN Data Center.

Regjistrimi mund të bëhet përmes linkut vijues:

https://events.geant.org/event/341/

Demo version i platformës gjendet në këtë link:

https://edumeet.geant.org/.

Publikimi për ngjarjen infoshare gjendet në këtë link:

Infoshare: eduMEET – 10 Feb 2021 | GÉANT CONNECT Online (geant.org)