Ftesë/Konferenca “Vlerësimi dhe rezultatet e para të Pilot Projektit: Klasa e I-V, qasja me mësimdhënës lëndor”

UNIVERSITETI “KADRI ZEKA” UNIVERSITY

Zija Shemsiu pn., 60000, Gjilan, Republika e Kosovës

www.uni-gjilan.net    tel: 0280390112

__________________________________________________________________________________________________

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me GIZ-CDBE (Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Bazë), kanë kënaqësinë të ju ftojnë të merrni pjesë në Konferencën: “Vlerësimi dhe rezultatet e para të Pilot Projektit: Klasa e I-V, qasja me mësimdhënës lëndor” në shkollën fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan.

Kjo Konferencë mbahet si rezultat i idesë së dhënë dhe të zhvilluar nga Fakulteti i Edukimit të UKZ-së, dhe fillimit të implementimit të projektit në fjalë në shkollën fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan, projekt i cili është zhvilluar dhe ka filluar implementimin së bashku me partnerët e tjerë në këtë proces, si Komuna e Gjilanit, Drejtoria e Arsimit, Shkolla Fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan, MASHT dhe në veçanti GIZ.

Kjo konferencë është e një rëndësie të veçantë, sepse në të do të jepen rezultatet e para të vlerësimit se si po ecën projekti, përparësitë, mangësitë dhe vështirësitë në realizimin e tij, të realizuara nga tri vlerësime të ndryshme.

 Këto vlerësime janë bërë nga tri institucione të ndryshme: Nga vet shkolla “Selami Hallaqi”; nga Universiteti “Kadri Zeka”, Fakulteti i Edukimit dhe nga GIZ.

 Për të parë më për së afërmi të arriturat dhe sfidat e këtij projekti, UKZ ju fton në këtë konferencë më

23 Nëntor 2018 ora 10:00 Universiteti “Kadri Zeka” Salla A34, kati III-të Gjilan, Kosovë.