Ftesë/ UKZ do të shënoj 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Qershor 11, 2019

Të nderuar,

Për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, do të organizojë aktivitete të ndryshme.

Studentët e Fakultetit të Edukimit programi fillor dhe parashkollor, që njëherësh janë edhe pjesë e Korit të Universitetit, nën përkujdesjen e profesoreshës së  artit muzikor Dritë Kryeziu, do të organizojnë koncert  në muzikë  vokale e instrumentale.

Ky është koncerti i  parë që organizohet nga studentët e UKZ-së, që nga themelimi i Universitetit.

Gjithashtu për nderë të  20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, studentët e Fakultetit të Edukimit, programi fillor dhe parashkollor, nën udhëheqjen e profesorit  të artit Ahmet Ibrahimi,  do të organizojnë ekspozitë me punime dhe krijime të tyre.

Koncerti do të mbahet të premten, më 14.06.2019 në ora 12:00 në sallën A34, kurse ekspozita do të jetë e hapur të njëjtën ditë në hollin e Universitetit.

Ju mirëpresim!