Ftesë/Në UKZ do të promovohen katër libra të profesorëve të Fakultetit të Edukimit

17 Maj, 2019

Të nderuar,

Ju njoftojmë se të martën më 21 MAJ 2019, ora 12:00 në Sallën A34 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan,  do të organizohet promovimi i katër  librave të profesorëve  të Fakultetit të Edukimit ne UKZ: “Poetika e këngës epike historike”  autore  Nevrije Bislimi-Ismaili, “As engjëlli, as djall” autor  Merxhan Avdyli , “Kurrikula dhe të menduarit kritik” autor Mensur Neziri dhe libri  “Kërkime në leksikun e Pjetër Bogdanit” i autorit Faton Krasniqi.

Ju mirëpresim!