FTESË/Prezantimi i projekteve “Dixhital BUS”, “WebSchool Gjilani” punuar nga FShK

20 Janar, 2017

UNIVERSITETI “KADRI ZEKA” UNIVERSITY

Zija Shemsiu, 60000, Gjilan, Kosovë

uni-gjilan.net     tel: 0280390112

 

FTESË

 

 Të nderuar staf akademik e administrativ, të dashur studentë, kemi kënaqësinë të ju ftojmë në prezantimin e projekteve “Dixhital BUS”, “WebSchool Gjilani” dhe projekteve tjera të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Prezantimi i projekteve do të mbahet me 24.01.2017 (e martë) ora 12:00 në sallën  A34.

Duke konsideruar se Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të UKZ-së, në planin e tij afatmesëm dhe afatgjatë ka bashkëpunim me institucionet e tjera si në sektorin publik po ashtu edhe atë privat, për të zhvilluar projekte në fushën e digjitalizimit, zhvillimit të softuereve, ndërtimit të Web faqeve për promovimin të institucioneve-bizneseve, ndërtimin e Web faqeve dhe produkteve tjera të shërbimeve online, etj., këshilli i profesorëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në bashkëpunim me studentët dhe stafin drejtues të Universitetit, para jush do të prezantojnë projektet e zgjedhura dhe të punuara me përkushtim në FSHK.

Prezenca e Juaj do të madhështojë këtë prezantim, do të inkurajojë stafin akademik dhe studentët për rezultate tjera edhe në të ardhmen!

 

 

Ju mirëpresim                                                                                                                                                            Dekani

                                                                                                                         Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaçi