Ftesë/Promovimi i librit Ekonomiksi i Parasë, Bankingut dhe Tregjeve Financiare

11 Tetor, 2018

Të nderuar,

ju njoftojmë se të martën më 16 tetor 2018, ora 11:00 në Sallën A34 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan,  do të organizohet promovimi i librit, Ekonomiksi i Parasë, Bankingut dhe Tregjeve Financiare, që është përkthim i librit The Economics of Money, Banking, and Financial Markets e autorit Frederic Mishkin.

Libri është botimi i XI-të dhe është përkthyer nga ekipi i përbërë prej: Valentin Toçi, Gëzim Tosuni, Arben Mustafa, Driton Qehaja, Sokol Havolli.

Në promovim do të ofrohen libra me çmim promovues studentët do të kenë rastin që të bisedojnë edhe me ekipin që ka përkthyer dhe përshtatur këtë libër në Gjuhën Shqipe.

Libri është botim i shtëpisë Educational Centre Kosova.

Ju mirëpresim!