Ftesë/Punëtori nga EUTOPIA për Ballkanin Perëndimor 11-12 tetor 2021

23 Shtator, 2021

Me fillimin e vitit të ri akademik, EUTOPIA për Ballkanin Perëndimor ju fton të merrni pjesë në punëtorinë e katërt me radhë.

Gjatë kësaj punëtorie do të diskutohet rreth ndërkombëtarizimit dhe strategjisë për zbatimin e suksesshëm të saj, te cilën do ta udhëheqë ekspert Prof. Dr. Ivan Svetlik.

Në këtë punëtori janë të ftuar të marrin pjesë ekspertë nga universitetet EUTOPIA, Ballkani Perëndimor, si dhe nga organizatat ndërkombëtare, të cilët do të japin njohuritë e tyre dhe do të ndajnë praktikat më të mira mbi ndërkombëtarizimin.

Ngjarja është planifikuar për 11-12 tetor 2021 në Zoom.

Regjistrimi është në dispozicion më poshtë:

  1. Dita 1: Punëtoria e Ballkanit Perëndimor: https://uni-lj-si.zoom.us/meeting/register/tJAtfuqgqDIsG9IYMjQhot1NKGKtNdti0IPL
  2. Dita 2: Punëtoria e Ballkanit Perëndimor: https://uni-lj-si.zoom.us/meeting/register/tJMvdeGoqz8qH9xNyu6IVTf5h8nGh_f1N3KX

Vini re: Ju mund të regjistroheni për të dy ditët, ose vetëm një ditë, sipas dëshirës tuaj.

Të bashkangjitur keni programin ku mund të shihni folësit dhe temat që do të diskutohen ne punëtori.

EUTOPIA WBWS Programme 2021