Ftesë/Trajnim për të drejtat pronësore për studentet e Fakultetit Juridik, me fokus në ekspertizen e OSBE-së në këtë fushë

Tetor 28, 2019

Të nderuar studentë,

Ju informojmë se Fakulteti Juridik i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Misioni në Kosovë, organizon trajnim njëditor mbi të drejtat pronësore, bazuar në përvojën e Misionit të OSBE-së në Kosovë. Qëllimi i trajnimit është të rrisë njohuritë e studentëve për tema e të drejtave pronësore të tilla si: shpronësimi, tatimi në pronën e paluajtshme, uzurpimi ilegal i pronës, banimi social, planifikimi hapësinor dhe menaxhimi i tokës komunale. Trajnimi ka një karakter interaktiv dhe ju do të keni mundësi të bashkëbisedoni me trajnerët për temat e prezantuara. Pas përfundimit të trajnimit, pritet që do të kuptoni më mirë dhe të fitoni njohuri për disa nga temat kryesore për të drejtat pronësore. OSBE-ja do të lëshojë një certifikatë të pjesëmarrjes në temën e të drejtave pronësore, në fund të trajnimit.

Trajnimi do të organizohet në datën e poshtëshënuar:

06 nëntor 2019

Trajnimi parashikohet të ketë 40-45 studentë (barazia gjinore do të sigurohet).

Trajnimi do të mbahet në Restorant “ASTORIA” në Gjilan nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

Për informata shtesë dhe regjistrim, ju lutemi kontaktoni znj. Afërdita Zymberi, aferdita.zymberi@osce.org; ose tel: +383 045 190-226

Këtu gjeni agjenden:Agjenda_OSBE