Heras Plus do të mbështes UKZ-në rreth vlerësimit të tregut të punës karshi programeve studimore

23 Janar, 2023

Menaxhmenti i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka pasur takim me përfaqësues të programit HERAS Plus të cilët do të ofrojnë mbështetje ekspertësh për UKZ-në, në vlerësimin/hulumtimin e tregut të punës karshi programeve studimore ekzistuese.

Gjatë takimit është biseduar rreth përvojave me tregun aktual të punës në rajonin e Gjilanit (e më gjerë) dhe gjithashtu janë dhënë perceptime për aftësitë dhe njohuritë e kërkuara për suksese në fushat përkatëse.

Përmes këtij lloji të aktivitetit, HERAS Plus po mbështet universitetet publike në Kosovë për të bërë ndryshime të nevojshme për të përputhur programet e tyre studimore me kërkesën e tregut dhe për të përmirësuar perspektivat e karrierës.