HERAS shpallë thirrjen e dytë për aplikime për grante të vogla

Të nderuar,

HERAS shpallë thirrjen e dytë për aplikime për grante të vogla për të nxitur bashkëpunimet universitare-biznesore për më shumë programe studimore të aplikuara në Kosovë.

Stafi dhe studentët e universiteteve publike kanë të drejtë të aplikojnë.

Shuma maksimale e grantit është 1500 €. Nëse nuk jeni të sigurt nëse ideja juaj përshtatet me thirrjen, ju mund të dërgoni idenë tuaj ose një abstrakt të shkurtër paraprakisht për konsultime tek ne.

Afati i fundit për aplikim është 18 shkurt 2019. Për më shumë informacion (udhëzimet dhe formulari i aplikimit) vizitoni faqen tonë në: https://www.heraskosovo.org/seed-funding-in-applied-study/

HERAS short info_ seed funding _ second call_final