In memoriam për Prof. Ass. Dr. Feti Limani (1953 – 2020)

Mars 2, 2020

In memoriam për Prof. Ass. Dr. Feti Limani (1953 – 2020)

Prof. Ass. Dr. Feti Limani u lind në vitin 1953 në fshatin Gjelbrishtë (ish Hajkobillë), Komuna e Prishtinës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1977/78, ndërsa, studimet pasuniversitare i vazhdoj në Universitetin e Zagrebit. Studimet e doktoratës i kreu në Universitetin “SV.Kirili i Metodij” në Shkup në vitin 2014, duke fituar titullin Doktor i Shkencave Juridike.

Ka të botuar shumë vepra dhe punime nder te cilat:

1.Uji si kategori ekonomike dhe faktor zhvillimor i vendit, Beograd, 1984.

2.Vepra penale ne fushën e qarkullimit rrugor në Republikën e Shqipërisë, me theks te

veçantë në rrethin e Tiranës.

3.Vepra penale kundër sigurisë se trafikut publik në Republikën c Kosovës në periudhën

2000-2010.

Ka botuar dhe mbi dhjete punime në revista shkencore si ne vend ashtu edhe ne revista ndërkombëtare .

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht në Fakultetin Juridik ka qenë profesor  ku ka ligjëruar  lëndët penale në veçanti Kriminalistikë, Kriminologji, Penologji, Politikë Kriminale, Terrorizmi dhe Viktimologji.

Prof. Ass. Dr. Feti Limani ishte profesor i dalluar, pedagog i shkëlqyeshëm, një penë e mendje e hollë, bujar e atdhetar, i urtë e i dashur si rrallëkush, respektues e i respektuar nga të gjithë, dashamirë i së drejtës, por edhe i pa kompromis ndaj të padrejtës.

Më 01.03.2020, Prof. Ass. Dr. Feti Limani ndërroi jetë,  duke lënë gjurmë në veprat e tija të mira e të pashlyeshme, të cilat i bëjnë nder përgjithmonë, jo vetëm familjes, por edhe popullit të Kosovës e shqiptarisë në përgjithësi.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Të!