Informata për programet studimore të Fakultetit Ekonomik të UKZ

28 Shtator, 2020

Të dashur kandidatë dhe ju të interesuar,
Besoj që deri tash e keni dëgjuar se momenti i zgjedhjes së profesionit është njëri nga dy momentet
më vendimtare i cili do të ketë ndikim në të gjithë jetën tuaj. Për këtë arsye ju në radhë të parë
duhet ta zgjidhni profesionin që e doni, e pastaj gjithë angazhimi tjetër do të jetë më i lehtë sepse
do të jetë një punë që ju do të bënë me dëshirë dhe që do të ju jep kënaqësi, si në rastet kur përgatisni
provime po ashtu edhe kur të punësoheni.
Në mënyrë që mos të bëhen gabime në këtë fazë që do të kenë pasoja në të ardhmen, ju duhet që
të bëni analizat e të gjitha alternativave që keni para vetes për ta zgjedhur alternativën më të mirë.
Zgjedhja në mesin e shumë alternativave është njëra nga sfidat më të mëdha dhe është subjekt i
shumicës së lëndëve në Fakultetin Ekonomik.
Për t’iu ndihmuar që në këtë fazë delikate që ju të bëni zgjedhjen më të mirë (më të arsyeshme), si
Fakultet Ekonomik, po ju japim disa sqarime shtesë në lidhje me mundësitë që ofrojmë ne dhe
programet tona. Kjo edhe për arsyen se sivjet fillojmë me dy profile të reja që nuk kanë qenë më
parë dhe keni mungesë të informata.

 

Keni më poshtë informatën më të detajuar për programet studimore të Fakultetit Ekonomik të UKZ

Informate per programet e Fakultetit Ekonomik