Informatë rreth vendimit të Senatit për lejimin e afatit të nëntorit

Tetor 30, 2019

Të dashur studentë,

Ju njoftojmë se Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e mbajtur më 28.10.2019, pas kërkesës së studentëve, ka vendosur për lejimin e afatit të nëntorit, ku studentët mund të hyjnë në një provim i cili do t’u vlejë për kusht.

Të gjitha thirrjet për protestë janë pa bazë, sepse nuk ka asnjë kuptim logjik që student të protestojë për ta shkelur Statutin e UKZ-së.