Interesim i madh i aplikantëve për tu regjistruar në Universitetin “Kadri Zeka”

11 Korrik, 2017

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2017-2018.

Që nga hapja e SEMS-it rreth ores 10:00, interesimi i maturantëve që të jenë pjesë e Universitetit “Kadri Zeka” ka qenë mjaft i madh, vetëm në orën e parë kanë aplikuar rreth 200 sosh.

Lidhur me numrin e maturantëve të cilët janë të interesuar të vazhdojnë studimet  në Universitetin “Kadri Zeka ”, Refik Ibrahimi , zyrtar kryesor për pranimin e dokumenteve,  ka thënë se ky interesim është i mirëseardhur, sepse Universiteti “Kadri Zeka” është përgatitur për t’iu dhënë mundësinë të gjithë atyre që meritojnë të vazhdojnë studimet. Zyrtari Ibrahimi ka thënë se gjithashtu jemi të përkushtuar që ky proces të rrjedh në mënyrën më të mirë të duhur në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi dhe do t’u japim mundësinë të gjithë atyre që meritojnë në kuadër të parametrave numerik që Universiteti ka shpallur për këtë vit akademik.

Ndryshe Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2017-2018 në afatin e parë të konkursit të studimeve themelore – bachelor do të regjistrojë 523 studentë të rregullt, kurse për programin master E-Qeverisja do të regjistrojë 39 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga  Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Për ta lehtësuar aplikimin, Administrata e Universitetit “Kadri Zeka” do të punojë edhe ditën e shtunë.

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e konkursit janë si vijon:

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 11.7.2017 deri më 18.7.2017 nga ora 9.00 deri në orën  16.00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të dielave)

Provimi pranues do të mbahet më  21.07.2017. Detajet lidhur me kohën  e mbajtjes së provimit pranues sipas njësive akademike do të shpallen në ueb faqen e universitetit uni-gjilan.net më datë 20.07.2017

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni deri më 25.7.2017 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.

Informatat më të detajuara do ti mësoni nga konkursi i cili do të publikohet  edhe në Ueb-faqen zyrtare të Universitetit uni-gjilan.net

DSC_0022 DSC_0026