Intervista e Prof.Ass. Dr. Mensur Neziri rreth pilot projektit “Klasa 1-5, një apo më shumë mësues”

28 Tetor, 2019

Nismës së Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan për pilot projektin “Klasa 1-5, një apo më shumë mësues”,  përpos katër shkollave në Gjilan, tashmë i janë bashkuar  edhe disa shkolla tjera në mbarë Kosovën.

Për rezultatet e zbatimit të këtij pilot projekti, Prof. Ass. Dr. Mensur Neziri nga Universiteti “Kadri Zeka”, është ftuar nga Radio Televizioni i Kosovës për të treguar më shumë rreth zbatimit dhe rëndësisë që ak ky pilot projekt.

Sipas tij, rezultatet e para të pilot projekti me më shumë mësues për ciklin fillor, janë të kënaqshme dhe të pranueshme, derisa ka thënë se të dhënat dëshmojnë se projekti është përkrahur në masë mjaftë të madhe nga mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit.

Për më shumë ndjekni intervistën:

Intervistë Prof.Ass.Dr. Mensur Neziri