Janë mbajtur provimet pranuese të konkursit plotësues të studimeve themelore për vitin akademik 2021/2022

30 Shtator, 2021

Universitetin Publik  “Kadri Zeka”, ka përmbyllur provimet pranuese për aplikantët e konkursit plotësues të studimeve baçelor, për vitin akademik 2021/2022.

Sot është mbajtur provimi për aplikantët në Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin Juridik.

Derisa dje provimi është mbajtur për aplikantët në Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave Aplikative.

Rezultatet preliminare të provimit pranues do të shpallen më datë 01.10.2021

Nga data 01.10.2021 deri më datë 04.10.2021, kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankesë ndaj rezultatit preliminar deri në ora 16:00

Shqyrtimi i ankesave do të bëhet më datë 05.10.2021 në të gjitha njësitë akademike duke filluar nga ora 10:00 dhe të gjithë ata që bëjnë ankesë ditën e shqyrtimit duhet të jenë të pranishëm.

Rezultatet përfundimtare të provimit pranues shpallen më datë  06.10.2021.