Ka përfunduar punëtoria tre ditore në kuadër të projektit QUADIC

Mars 31, 2021

Ka përfunduar punëtoria tre ditore në kuadër të Projektit Erasmus +  QUADIC që ka pasur të bëjë me shkrimin dhe menaxhim e projekteve, i organizuar në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Sot në ditën e tretë me radhë është prezantuar puna e bërë deri më tani, është mbajt mbledhja e Bordit për Cilësi si dhe është bërë një përmbledhje e të gjitha trajnimeve.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, si koordinator i projektit QUADIC, falënderon të gjithë partnerët nga Kosova dhe Shqipëria si dhe partnerët evropian për prezencën dhe kontributin e tyre gjatë këtyre ditëve.

Trajnimi i radhës po në kuadër të QUADIC, do të mbahet në Shqipëri, ashtu siç është paraparë në përshkrim të projektit dhe në buxhet.