Ka vazhduar dita e dytë e trajnimit në kuadër të projektit QUADIC

8 Qershor, 2021

Është mbajtur dita e dytë e trajnimit rreth zhvillimit cilësor në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe menaxhim të projektit, në kuadër të projektit QUADIC , që po mbahet në  Universitetin “Aleksandër Moisiu” në  Durrës.

Gjatë ditës së sotme, në tre seksionin të organizuara nga trajnerët Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka dhe Prof. Ass. Dr.Selim Daku,  është paraqitur qasja e kornizës logjike, faza e planifikimit, harmonizimi i temës së projektit me (WP) aktivitetet, historiku i partnerëve (roli dhe përgjegjësitë), palët e interesit, organet e menaxhimit të projektit – roli i tyre, vendet se ku do të mbahen aktivitetet, etj.

Po ashtu janë organizuar edhe punëtori në grupe, ku pjesëmarrësit që janë partnerë të projektit QUADIC, gjithsejtë 18 përfaqësues të Institucioneve vendore e ndërkombëtare, disa nga ta në lidhje direkte online për shkak të COVID-19, kanë punuar për të parë realizimin e të gjitha aktiviteteve rreth menaxhimit të projektit.