Ka vazhduar mbajtja e provimit pranues për aplikuesit për studentët në UKZ

3 Tetor, 2020

Për të dytën ditë me radhë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë vazhduar të mbahen provimet pranuese për aplikantët për të studiuar në UKZ.

Sot provimet po mbahen në Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Ekonomik të studimeve baçelor si dhe  programi  E-Qeverisja dhe Programi Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike të studimeve master për vitin akademik 2020/2021.

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri të martën datë 6 tetor 2020 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit. Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve.