Kanë përfunduar zgjedhjet në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan

6 Maj, 2015

 Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan janë mbyllur me kohë të gjitha qendrat e votimit. Nga 3.308 studentë  me të drejtë vote për zgjedhjet studentore 2015 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan,  sipas Komisionit Qendror Zgjedhor  të UKZ-së, kanë votuar 1047 studentë apo 31.65 % e studentëve me të drejtë vote. Po ashtu sipas KQZ-së në UKZ, i gjithë procesi zgjedhor është zhvilluar normalisht dhe nuk është evidentuar asnjë parregullsi. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, dalja në votime është e knaqëshme.

Rezultatet preliminare, nga KQZ, për Zgjedhjet Studentore do të publikohen më 07.05.2015, ndërsa ato përfundimtare më 11.05.2015. Kurse konstituimi i Këshillit Studentor bëhet gjatë periudhës 18.05.2015 deri më 20.05.2015. Ndërsa konstituimi i Parlamentit Studentor bëhet më 21.05.2015

Ndryshe në garë kanë qenë 2 organizata studentore të cilat kanë garuar për zgjedhjet studentore 2015 në Universitetin “Kadri Zeka”, për Këshilla të studentëve të fakulteteve dhe për Parlament të studentëve. Ato janë: Organizata Unioni Studentor Pro Evropian (USPE) dhe Lëvizja Studentore e Kosovës (LSK).