Karitasi Zviceran ka paisur me inventar praktik një klasë për parashkollor në UKZ

29 Korrik, 2020

Në kuadër të projektit “SHPRESE”, i përkrahur nga Caritasi Zviceran në bashkëpunim me Universitetin “Kadri Zeka”, respektivisht Fakultetin e Edukimit, sot është krijuar klasa parashkollore me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të edukatorëve të ardhshëm në edukimin parashkollor rreth qasjeve bashkëkohore në Arsimin Parafillor.
Si rezultat i këtij projekti, një klasë është pajisur me inventarë dhe pako të lodrave nga druri, që do të shërbej për realizimin e aktiviteteve dhe punës praktike të studentëve të UKZ-së. Kjo klasë jo vetëm që do të përdoret për ligjëratë, por nën të njëjtin ambient do të zhvillohet edhe praktika me studentët.