KD i UKZ-së miratoi rregulloren për Këshillin Botues

24 Korrik, 2020

Në mbledhjen e radhës  të Këshillit Drejtues të Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, e cila është mbajtur sot, anëtarët e saj kanë miratuar rregulloren për Këshillin Botues në UKZ.

Rregullorja në fjalë ka kaluar paraprakisht edhe në Senatin e UKZ-së, por për shkak të inplikimeve buxhetore është miratuar edhe nga anëtarët e Këshillit Drejtues.

Rregullorja për Këshillin Botues rregullon procedurën e aplikimit, përgatitjes dhe botimeve të teksteve universitare në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’, të monografive shkencore dhe librave të tjerë me interes për UKZ-në.

Ky është një hap i madh për cilësinë në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’, sepse u mundëson profesoratit dhe të tjerëve të interesuar, që të publikojnë tekstet e tyre dhe të arriturave të tyre shkencore, sipas procedurave të parapara.