KD i UKZ-së mori vendim për themelimin e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara

Shtator 4, 2019

Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan në mbledhjen e saj të rregullt të  VIII-tën  me radhë, e cila është mbajtur  më 4.09.2019, që është kryesuar nga kryetari i KD-së Dr. Sc. Emrush Thaqi, ka marrë vendim për themelimin e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara.

Po ashtu, Këshilli Drejtues gjatë kësaj mbledhje sipas rendit të ditës, miratoi raportin e planit të shpenzimeve për 6 mujorin e vitit 2019.

Njëherësh Këshilli Drejtues i UKZ-së, shqyrtoi përfoljet e lansuara nga një grup i caktuar politik për gjoja se “ndërrimet dhe ndryshimet” në strukturën menaxhuese të Këshillit Drejtues.

Këshilli Drejtues i UKZ hedh poshtë të gjitha pretendimet e grupeve të caktuara që kanë për qëllim dëmtimin e mbarëvajtjes në UKZ, ku nuk kanë munguar edhe sulmet e mëparshme nga po i njëjti grup.

Këshilli Drejtues asnjëherë nuk do ta pranojë ndikimin politik jashtë institucional të kujtdo qoftë e aq më pak të grupeve të dëshmuara për veprime në dëm të UKZ dhe në kundërshtim të ligjeve të Republikës së Kosovës.