KËRKESA E KONFERENCËS SË REKTORËVE PËR VEPRIME URGJENTE DHE KONKRETE NDAJ ANËTARËVE TË KËSHILLIT SHTETËROR PËR CILËSI NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, DREJTUAR ORGANEVE KOMPETENTE PËR VENDIMMARRJE

Janar 22, 2019

Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me datë 21.01.2019, ku morën pjesë gjashtë (6) rektorë të Universiteteve Publike, shqyrtoi Njoftimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë rreth vendimeve të mbledhjes së datës 15 dhe 16 janar 2019, për tërheqjen e akreditimit dhe refuzimin për 42 programe studimore.

Konferenca e Rektorëve konstaton se:

  1. Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka treguar papërgjegjësi ndaj dispozitave ligjore në fuqi;
  2. Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka treguar papërgjegjësi profesionale me rastin e vlerësimit të fushave të programeve studimore, dhe
  3. Këshilli Shtetëror i Cilësisë është i politizuar dhe vendimet e tij janë tendencioze. Këto vendime, ndërlidhen me politikën e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për mbylljen e universiteteve të reja publike.

Prandaj Konferenca e Rektorëve kërkon nga organet kompetente që deri më datë 28.01.2019, urgjentisht t’i ndërmarrë veprimet si në vijim:

  1. Shkarkimi i menjëhershëm i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,
  2. Shfuqizimin e vendimeve për tërheqje dhe refuzim të akreditimit për të gjitha programet që kanë qenë të akredituara.

Konferenca e Rektorëve, deri në marrjen e vendimeve të sipërshënuara nga organet kompetente, ndërpret të gjitha komunikimet me Këshillin Shtetëror të Cilësisë.

Nëse organet kompetente deri me datë 28.01.2019, nuk aprovojnë kërkesat e Konferencës së Rektorëve, atëherë nga data 29.01.2019, universitetet publike do të fillojnë grevë të përgjithshme dhe protesta deri në plotësimin e kërkesave si më sipër.

KËRKESA E KONFERENCËS SË REKTORËVE PËR VEPRIME URGJENTE DHE KONKRETE NDAJ ANËTARËVE TË KËSHILLIT SHTETËROR PËR CILËSI NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, DREJTUAR ORGANEVE KOMPETENTE PËR VENDIMMARRJE