Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” i ka vazhduar mandatin Kryesuesit të Këshillit, MSc. Ibrahim Kosumi

9 Tetor, 2020

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e mbajtur më 09.10.2020 i ka vazhduar mandatin edhe për një vit Kryesuesit të Këshillit Drejtues MSc. Ibrahim Kosumi.

Kryesuesi i KD-së së UKZ-së, e vlerësoi shumë të rëndësishme punën e organit më të lartë drejtues të universitetit, dhe theksoi se do të punoj me përkushtim në zhvillimin e këtij universiteti.

Ai u zotua se do te respektoj Statutin e Universitetit, Ligjin mbi Arsimin e Lartë si dhe do të punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi maksimale.