Këshilli Drejtues ka zgjedhur dy Prorektorë të Universitetit “Kadri Zeka”

13 Korrik, 2020

Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka”, udhëhequr nga kryesuesi MSc. Ibrahim Kosumi, në mbledhjen e mbajtur më 13.07.2020 në Gjilan, në bazë të propozimit të Rektorit Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe pas konsultimit me Senatin, zgjodhi Prof. Ass. Dr. Bajram Fejzullahu, Prorektor për Buxhet dhe Financa dhe Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Prorektori Bajram Fejzullahu është Doktor i shkencave ekonomike. Ai  është profesor i rregullt i lëndëve nga fusha e Menaxhmentit dhe Marketingut në Fakultetin Ekonomik të Universitetit  “Kadri  Zeka” në Gjilan, njëherësh së fundmi ka ushtruar detyrën e Prorektorit për Buxhet dhe Financa në UKZ..

Kurse, Dukagjin Leka në cilësinë e Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, mbulon aspektet e bashkëpunimit ndërkombëtar institucional, realizon projekte bashkëpunuese ndërkombëtare e posaçërisht ato me programet e Komisionit Evropian që kanë për qëllim kyçjen dhe shtytjen përpara të Universitetit “Kadri Zeka” në Universitetet Evropiane në vazhdimësi.

Dukagjin Leka është Doktor i Shkencave Juridike Ndërkombëtare, Profesor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, derisa që nga muaji shkurt i vitit 2016 ka qenë po ashtu Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar.