Këshilli Drejtues ka zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, Prorektor për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve

21 Shtator, 2020

Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka”, udhëhequr nga kryesuesi MSc. Ibrahim Kosumi, në mbledhjen e mbajtur më 18.09.2020 në Gjilan, në bazë të propozimit të Rektorit Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe pas konsultimit me Senatin, zgjodhi Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, Prorektor për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve .

Xhevdet Thaqi, në cilësinë e Prorektorit për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve,

mbulon aspektet e mësimit dhe çështjeve studentore.

Xhevdet Thaqi është Doktor i Shkencave të Didaktikës së Matematikës, Profesor i Asocuar në

Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Xhevdet Thaqi ka qenë Prorektor për marrëdhënie me jashtë dhe cilës (u.d.), Prorektor për mësim,

shkencë dhe çështje të studentëve (u.d.), Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, ndërsa tash

së fundi ka ushtruar detyrën e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Aplikative.