Këshilli i Evropës ka publikuar projektin “Përforcimi i Integritetit dhe Luftimi i Korrupsionit në Arsimin e Lartë (HF 19) në Kosovë “

Dhjetor 19, 2018

Këshilli i Evropës ka publikuar projektin “Përforcimi i Integritetit dhe Luftimi i Korrupsionit në Arsimin e Lartë (HF 19) në Kosovë *”, për të përmirësuar cilësinë e arsimit përmes aplikimit të mekanizmave parandaluese bazuar në standardet dhe praktikat e Këshillit të Evropës. Projekti zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, duke përfshirë një grup më të gjerë akterësh të rëndësishëm, universitetet publike, Agjencinë Kundër Korrupsionit, Agjencinë e Akreditimit, institutet për politika arsimore dhe kërkimore, OJQ-të dhe akademikët.

Në vijim keni linkun që ju dërgon tek website i projektit të përbashkët të Unionit Europian dhe Këshillit të Evropës “Perforcimi i integritetit dhe luftimi i korrupsionit ne arsimin e larte”.

Aty mund të gjeni informacione lidhur me aktivitetet e projektit, publikime, draft kodet e sjelljes si dhe një anketë vetë-vlerësimi për standardet etike në arsimin e lartë.

English version :

https://pjp-eu.coe.int/en/web/strengthen-integrity-and-combat-corruption-in-higher-education/home

Versioni shqip

https://pjp-eu.coe.int/sq/web/strengthen-integrity-and-combat-corruption-in-higher-education/home