Këshilli Studentor i Fakultetit Ekonomik ka vizituar Kompaninë DEA

12 Nëntor, 2019

Këshilli Studentor i Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka organizuar për studentët e këtij fakulteti një vizitë në Kompaninë e ujit DEA.

Rreth 30 studentët pjesëmarrës në këtë vizitë, kanë parë nga afër  punën e Kompanisë DEA, duke filluar nga faza e prodhimit e deri ne arritjen e produktit final i cili përgatitet për treg.

Po ashtu studentët kanë parashtruar pyetje rreth prodhimit në aspektin profesional, si dhe kanë shprehur interesimin e tyre për mundësinë e mbajtjes së praktikës  në këtë kompani.

Këshilli Studentor, inkurajon të gjithë studentët që të marrin pjesë nëpër organizime të tilla dhe njëherësh njofton se ditët në vijim do të organizohet një vizitë edhe në Qendrën për Aftësim Profesional, ku do të keni rastin të njiheni me funksionimin e kësaj Qendre.