Komandanti i KFOR-it turk viziton UKZ

5 Mars, 2020

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar në një vizitë komandanti i KFOR-it turk në Kosovë, kolonel Savas Yanar me bashkëpunëtorët e tij.

Ai është pritur në takim nga Prorektori për Mësim , Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, Xhevdet Thaqi, Prorektori për Buxhet dhe Financa, Bajram Fejzullahu dhe Sekretari i përgjithshëm Vaxhid Sadriu.

Prorektori Xhevdet Thaqi e ka informuar Komandatin Savas Yanar për aktivitetet, zhvillimet dhe të arriturat e Universitetit, derisa e ka falënderuar atë  për gatishmërinë që KFOR ka për të ndihmuar UKZ-në.

Kurse Prorektori Bajram Fejzullahu ka falënderuar Komandantin Yanar për vizitën dhe për  mbështetjen e madhe që KFOR ka në ruajtjen e sigurisë  në Kosovë.

Në ndërkohë të gjithë së bashku  kanë shfaqur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimeve të mëtutjeshme.