Komisioni për Arsim në Kuvendin e Kosovës shqyrtoi draft-statutin e UKZ-së

9 Nëntor, 2020

Pas kalimit të procedurave në Qeveri, draft-statuti i Universitetit Publik ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, është  shqyrtuar në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës.

Në mbledhjen e këtij komisioni që u mbajt më 09.11.2020, UKZ është përfaqësuar nga prorektori, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka.

Miratimi i statutit të Universitetit Publik ‘’Kadri Zeka’’, vlerësohet shumë me rëndësi për zhvillimin e Universitetit, duke pasur parasysh se UKZ ende funksionon në bazë të statutit të përkohshme.

Duke pasur parasysh nevojën për miratimin e statutit të UKZ-së dhe universiteteve të tjera që punojnë me statute të përkohshme, ka pasur një angazhim të shtuar në këtë drejtim edhe nga Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike, kryesues i së cilës është, Rektori i Universitetit Publik ‘’Kadri Zeka’’, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi.