Komunikatë nga mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka”

25 Janar, 2019

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, në mbledhjen e mbajtur më 25 janar 2019, rithekson mbrojtjen e  autonomisë, ekzistencës dhe funksionalitetin e Universitetit.

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” kërkon nga Qeveria dhe Ministria e Arsimit që për katër programet e akredituara deri në vitin 2020, të mbyllura padrejtësisht dhe në mënyrë antiligjore nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, ta tërheq njoftimin për mbylljen e tyre.

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” qëndron në përkrahje të akteve ligjore të zbatuara në sistemin arsimor universitar në Republikën e Kosovës dhe angazhohet për ngritjen e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë.

Komunikatë nga Mbledhja e Jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues të UKZ 25.01.2019