Komunikatë për procesin e ri/akreditimit 2021 nga Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike

Shkurt 15, 2021

Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 12.02.2021 diskutoi për mbarëvajtjen e procesit të ri/akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe të programeve studimore.

Konferenca e Rektorëve shpreh shqetësimin e vet për gjendjen e krijuar në KSHC pas dorëheqjeve së dy anëtarëve vendore, duke vlerësuar se këto dorëheqje në këtë situatë zgjedhore e dëmtojnë procesin e ri/akreditimit dhe procesin e rikthimit te Agjencisë së Kosovës për Akreditim ne ENQA dhe EQAR.

 Konferenca e Rektorëve inkurajon KSHC-në dhe Drejtorin Ekzekutiv te Agjencisë së Kosovës për Akreditim që, sa më parë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit e të Shkencës të gjejnë zgjidhjen e duhur sa me shpejt për të dalë nga situata e krijuar e bllokimit të KSHC-së. Konferenca e Rektorëve shprehet e gatshme të ofrojë tërë përkrahjen e duhur për konsolidimin dhe rifillimin e punës se KSHC-se dhe rikthimit në ENQA dhe në EQUAR.

Komunikat per procesin e riakrteditimit 2021