Koncert i kabinetit të muzikës për 10 – vjetorin e UKZ -së

8 Mars, 2023

Studentët e Fakultetit të Edukimit së bashku me profesoreshën Drita Kryeziu për nderë të 10-vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë përgatitur një koncert me disa pika muzikore.

Fillimisht Korit i Universitetit Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan, ka intonuar himnin e Universiteteve ‘’Gaudemaus’’

Më pas ka përformuar kuinteti i përbërë nga: Ronesa Abdullahu, Kaltrinë Haliti, Arlinda Basha, Flutura Dërmaku, Dineta Vërbani më këngën ‘’Lulja e bukur’’.

Ndërkohë studentja Kaltrinë Haziri ka interpretuar këngën: ‘’Arbëreshë’’, ndërsa studentja Arbnora Basha ka kënduar këngën: ‘’Me lule të bukura’’, studentja Ronesa Abdullahu  ka  interpretuar këngën “Kenget e vendit tim”.

Kurse Kori i Universitit ka performuar këngët: ‘’Zare Ven Mafesin’’, ‘’Lule borë’’ dhe  ‘’Këngë moj’’.

Koncertin e përgatitur nga studentët e vitit të dytë të programit Fillor të Fakultetit të Edukimit nënë udhëheqjen e profesoreshës Drita Kryeziu, është përcjellur në pianistikë nga profesorit Dëfrim Behluli.