Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës organizon konferencën “Universiteti, Politika dhe Vlerat e Arsimit të Lartë”

Shkurt 10, 2020

Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës do të organizoj konferencën me temën: “Universiteti, Politika dhe Vlerat e Arsimit të Lartë” e cila do të mbahet në Prishtinë, të  enjten, 13 shkurt 2020, nga ora 9:30 – 14:00.

Në këtë konferencë do të ketë  një paraqitje edhe Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan,  Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, me tematikë: “Arsimi i lartë në Kosovë dhe politika”.

Po ashtu do të ketë fjalë edhe Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës,  Hykmete Bajrami, Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së  BE-së, si dhe drejtues tjerë të UP në Kosovë.

Agjenda e Konfernecës së rektorëve