Konkurs në fushën e teknologjisë, “ICT Awards”, Informohen studentët e UKZ-së

Mars 11, 2020

ICT Awards, ka prezantuar para studentëve të Universitetit ‘Kadri Zeka”, respektivisht atyre të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, mënyrën për të aplikuar në një nga kategoritë e çmimeve të edicionit të Tetë ICT Awards.

Ardian ALAJ menaxher i ICT Awards, ka thënë se kjo është një  ngjarje mbarëkombëtare që vlerëson individët dhe të arriturat individuale në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Objektivi kryesor i këtij evenimenti është identifikimi dhe shpërblimi i profesionistëve të shquar, udhëheqësve të suksesshëm, inovatorëve, profesionistëve dhe yjeve në ngritje të cilët me kontributin e tyre kanë lënë gjurmë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.  Këtë vit gara është e hapur në shtatë kategori të cilat janë:

ICT Inovacioni i vitit

ICT Startup of the Year

ICT Diploma e vitit

ICT Ylli në ngritje i vitit

Gruaja në ICT

Objektivi kryesor i një ngjarje të tillë është shfaqja e arritjeve më të mëdha të shqiptarëve në fushën e TIK-ut, të identifikohen, të shpërblehen dhe promovohen individët më të dalluar dhe udhëheqësit e bizneseve të industrisë së TIK-ut përgjatë vitit, dedikimi dhe arritjet e së cilëve luajtën rol të rëndësishëm drejt avancimit të aspekteve biznesore të botës së TIK-ut, qofshin ato organizata, institucione, agjenci ose ndërmarrje individuale, të sektorit privat apo publik.

Aplikimi për garën zgjat deri me datën 27 Mars 2020 ku edhe është afati i fundit për aplikime ne kategoritë e lartpërmendura, pas datës 28 Mars Juria e Albanan ICT Awards mblidhet për te vlerësuar projektet e arritura, Juria përbehet nga njerëz te shquar, profesionist te dalluar, profesor nga universitetet ne Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe nga Mali i zi.