Konkurs për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve Bachelor në vitin akademik 2021-2022

Gusht 6, 2021

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin  për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve baçelor, për vitin akademik 2021/2022.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2021/2022, do të regjistrojë 725 studentë të rregullt në studime baçelor.

Nga numri i përgjithshëm i  përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12%, studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.

Në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, UKZ mund të pranoj edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja 2%, kandidatë të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë kryer në ato vende .

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, mund të pranohen edhe 2% e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, kurse kandidatë nga Mali i Zi mund të pranohen 1%, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka”  kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Aplikimi në platformën online smu.uni-gjilan.net do të jetë i hapur prej datës 06.08.2021 deri më datë 24.08.2021 në ora 16.00.

Ndërsa dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 25.08.2021 deri më datë 28.08.2021. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personel i administratës së fakultetit përkatës.

Provimi pranues, për shkak të pandemisë COVID-19 do të mbahet në një periudhë më të gjatë, respektivisht më datë 31.08.2021 dhe 01.09.2021; , sipas orarit si në vijim:

Grupi I.

  1. Fakulteti i Edukimit – baçelor më datë 31.08.2021 në ora 9:00

Grupi II.

  1. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – baçelor më datë 31.08.2021 në ora 12:00

Grupi III.

  1. Fakulteti i Shkencave Aplikative – baçelor më datë 31.08.2021 në ora 13.00

Grupi IV.

  1. Fakulteti Ekonomik – baçelor më datë 01.09.2021 fillon në ora 9:00

Grupi V

  1. Fakulteti Juridik – baçelor më datë 01.09.2021 fillon në ora 12.00

Aplikoni KËTU

Konkurs për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve Bachelor në vitin akademik 2021-2022

Shkarko