Konkurs për studentët me rastin e Ditës së Flamurit, 28 Nëntori dhe 550 – vjetorit të vdekjes së Skënderbeut

23 Nëntor, 2018

Me rastin e Ditës së Flamurit, 28 Nëntori dhe 550 – vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, Fakulteti i Edukimit i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, shpall konkurs për studentët e talentuar dhe artdashës në këto fusha:

  • Arte pamore (vizatim, pikturë, skulpturë)
  • Letërsi (ese dhe poezi)

Punimet tematike për Skënderbeun dhe kohën e lavdishme të tij, të krijuara në artet pamore duhet të punohen në pëlhurë apo letër të kornizuara, dorëzohen te prof.Ahmet Ibrahimi, te salla e arteve deri më 26.11.2018 (e hënë), në orën 17.00.

Punimet nga fusha e letërsisë, dorëzohen në pliko vetëm me shifër,derimë26.11.2018 (e hënë), në orën 17.00, te zyra e prof.Merxhan Avdyli.

Në të dy fushat janë paraparë nga 5 shpërblime simbolike monetare, për punimet më të mira, që do të vlerësohen nga komisioni përkatës ad hoc.

Nga punimet e ofruara do të organizohet një ekspozitë dhe një orë letrare, më 27.11.2018 (e martë), nga ora 11.00, në lokalet e Fakultetit të Edukimit.

Suksese!

Këshilli organizativ