Konkurs plotësues për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor për vitin akademik 2021/2022

Shtator 9, 2021

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin plotësues të konkursit për vitin akademik 2021/2022, do të regjistrojë 393 studentë të rregullt në studime baçelor.

Nga  numri i përgjithshëm  i  përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12%, përkatësisht deri 83 studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.

në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja 2%, kandidatë të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë kryer në ato vende.

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga  MASHTI, mund të pranohen edhe 2% e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia,  kurse kandidatë nga Mali i Zi mund të pranohen 1%, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka” kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Aplikimi në platformën online smu.uni-gjilan.net do të jetë i hapur prej datës 10.09.2021 deri më datë 17.09.2021 në ora 15.00.

Ndërsa dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 10.09.2021 deri më datë 17.09.2021. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personel i administratës së fakultetit përkatës.

Provimi pranues, për shkak të pandemisë COVID-19 do të mbahet në një periudhë më të gjatë, respektivisht më datë 20.09.2021 – 21.09.2021; , sipas orarit si në vijim:

Grupi I.

  1. Fakulteti i Edukimit – baçelor më datë 20.09.2021 në ora 9:00
  2. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – baçelor më datë 20.09.2021 në ora 12:00
  3. Fakulteti i Shkencave Aplikative – baçelor më datë 20.09.2021 në ora 12.00

Grupi II.

  1. Fakulteti Ekonomik – baçelor më datë 21.09.2021 fillon në ora 9:00
  2. Fakulteti Juridik – baçelor më datë 21.09.2021 fillon në ora 12.00

Aplikoni KËTU

 

Konkurs plotësues për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore - baçelor për vitin akademik 20212022

Shkarko